Transmetimi live i spektaklit Big Brother Kosova ka përjetuar disa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit, pas një serie ngjarjesh të pazakonta brenda shtëpisë.

Sipas raportimeve nga gazetari Labinot Nimani, festimi i organizuar për banorët ka degjeneruar në situata të pakontrolluara.

Shumica e pjesëmarrësve kanë konsumuar alkool në mënyrë të tepruar, duke përfunduar në gjendje të dehur.

Benita ka qenë në gjendjen më të rënduar, e cila është dërguar nga Klodi në dhomën e rrefimeve për të marrë tretman mjekësor. Vetëm 3-4 banorë kanë qëndruar jashtë kësaj gjendjeje.

Alba, për shkak të dhomës së rrefimeve të zënë nga Benita, ka fjetur jashtë ambienteve të shtëpisë, konkretisht në zyrat e produksionit.

Ajo gjithashtu ka reaguar ndaj efektit të alkoolit duke kërkuar largimin nga shtëpia dhe duke shfaqur hapur xhelozi dhe merzi për Limin.

Në një moment, transmetimi audio është ndalur për shkak të Limit, i cili gjatë festës kërkoi publikisht “pluhur të bardhë” (droga), duke detyruar produksionin të ndërhynte menjëherë për të parandaluar që audienca ta dëgjonte këtë.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, burimet brenda shtëpisë raportojnë se Dolce dhe Limi kanë kryer marrëdhënie intime.

Ndërkohë, familja e Benites ka shprehur shqetësim të madh për gjendjen e saj pas teprimit me alkool, duke bombarduar produksionin me telefonata për situatën e saj, por sipas informacioneve, përgjigjja ka qenë minimale dhe e vonuar.

Ngjarjet e fundit vijnë pas një serie tensionesh dhe sjelljesh të pakontrolluara brenda Big Brother Kosova, duke shtuar diskutime të gjera rreth menaxhimit të situatave emergjente dhe përgjegjësisë së produksionit./ORAinfo/

Postimi i plotë i Labinot Nimani:

“Ne kete 24 oresh transmetimi i Big Brother ne Kosove eshte ndalur disa here, ja cfare ka ndodhur;

Ne festen e organizuar, banoret kane pire pa kontroll dhe shumica jane bere tape, me perjashtim te 3-4 prej tyre. Ne gjendje me te rende ka perfunduar Benita, e cila ka marre tretman mjekesor ne dhome te rrefimeve ku e ka derguar Klodi.

Alba ka fjetur jashte ambienteve te shpise, saktesisht ne zyrat e produksionit, per shkak qe dhoma e rrefimeve ka qene e zene nga Benita. Ajo gjithashtu nga pija e tepert ka eskaluar duke kerkuar largimin nga shpija dhe duke shprehur hapur merzine e xhelozine per Limin.

Transmetimi ose audo nje here eshte ndalur per shkak te Limit, i cili ka kerkuar ‘pluhur te bardhe’ (droge) live gjate festes dhe ne prezence te te gjithe banoreve, cka ka bere qe produksioni te reagoje shpejte qe te mos degjohet ne publik.

Rreth ores 05:00 te mengjesit te sotem burimet zbulojne se Dolce dhe Limi kane kryer marredhenie intime.

Familja e Benites ka qene tejet e shqetesuar per gjendjen e renduar te Benites nga teprimi me alkool dhe e kane bombarduar produksionin me telefonata, teksa keta te fundit nuk i jane pergjigjur fare. Deri dikur vone.”

Related Posts