Albana Haxhimustafa Murseli, është kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Haxhimustafa Murseli mban numrin 45 në listën e kandidatëve për deputetë të partisë së Memli Krasniqit, e cila këtë herë për kryeministër e ka kandiduar Bedri Hamzën.
Kandidatja për deputetet e cila kontributin e saj e ka dhënë si gazetare në RTK dhe jo vetëm, i fton të gjithë që ta mbështetin në rrugëtimin e ri.
Shkrimi i plotë Albana Haxhimustafa Murseli:
Të dashur qytetarë,
Me krenari dhe përgjegjësi të lartë, njoftoj kandidimin tim për deputete në Kuvendin e Kosovës si pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ky hap reflekton përkushtimin tim për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve me përvojën, njohuritë dhe energjinë time.
Gjatë karrierës sime si gazetare në RTK, kam dhënë kontribut të rëndësishëm në informimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe në promovimin e kulturës përmes Festivalit të Këngës në RTK. Përmes projekteve ndërkombëtare kam avokuar për edukimin medial dhe fuqizimin e rinisë, ndërsa angazhimi im në Forumin FARDI ka përforcuar zërin e gruas dhe të të rinjve në shoqërinë tonë.
Vij nga një familje patriotike që ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në zhvillimet politike dhe kombëtare ndër vite, dhe ky trashëgim i pasur më motivon për t’u angazhuar më tej në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
Ftoj të gjithë ata që ndajnë të njëjtat vlera dhe vizion për një të ardhme më të mirë që të më mbështesin në këtë rrugëtim të përbashkët.
Me respekt,
Albana Haxhimustafa Murseli
The post Albana Haxhimustafa Murseli, kandidatja e PDK-së për deputete i fton të gjithë ta mbështetin në rrugëtimin e ri appeared first on Sinjali.