Albana Pllana ka konfirmuar se do të kandidojë për Asamblenë Komunale të Prishtinës, duke u përfaqësuar nga partia GUXO.

Në një njoftim në Facebook, Pllana thekson se synon të jetë zëri i qytetarëve për një Prishtinë ku secili ndihet i dëgjuar dhe i përfaqësuar.

Guxo për Prishtinën!”  shprehet ajo, duke e quajtur angazhimin e saj një mundësi për të sjellë ndryshime pozitive në komunitet.

Pllana i fton të gjithë qytetarët të mbështesin iniciativën e saj dhe të kontribuojnë në zhvillimin e një Prishtine më të përbashkët dhe të përfaqësuar mirë.

Albana Pllana – Të dashur familjarë dhe miq, ju njoftoj se do të… | Facebook

Related Posts