Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka votuar në qendren e votimit në Fakultetin Juridik.
Në postimin e tij në facebook Kurti ka thënë se sot është një ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë.
Ai njëkohësisht ka thënë se qytetarët kanë nevojë për demokraci, shkruan RilindjaShqiptare.
Postimi i plotë i Albin Kurtit:
Sot është ditë e bardhë, e ndritshme, ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet. Sot kjo nevojë është edhe e drejtë, e cila, më tej, paraqet mundësi e shans që duhet shfrytëzuar dhe duhet përdorur.
Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit.
Me dashuri për vendin, duhet votojmë.
Gazetarja: Z. Kurti, a mendoni se do të merrni mbi 50% të votave për të formuar qeverinë i vetëm?
Përgjigja: Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët.