Kandidati për kryeministër nga Lëvizja e Vetëvendosje, Albin Kurti në #DebatPernime u ka dërguar mesazh të gjithë prokurorëve të Kosovës.
Sipas tij, prokurorët në Kosovë duhet të bëhen siç e kanë emrin.
Poashtu, ai ka përmendur edhe kryeprokurorin e Kosovës, Aleksandër Lumezin.
“Janë rreth 200 prokurorë në Kosovë dhe ata ose do të ribëhen siç e kanë emrin, ose nuk do t’i mbijetojnë trysnisë qytetare. Nuk do të shkoj veç Lumezi, por do të shkojnë plot. S’do të kthehet veç Elezi, por do të kthehen plotë të tjerë”, tha Kurti në #DebatPernime.