Taylor Swift ka shënuar sërish histori.

Albumi i saj i 12-të në studio, “The Life of a Showgirl”, është shitur në katër milionë kopje në Shtetet e Bashkuara vetëm një javë pas publikimit, duke thyer një rekord të mbajtur nga Adele për gati një dekadë, raporton HuffPost.


Këto janë shitjet më të mëdha të javës së parë në historinë e muzikës moderne, konfirmoi Luminate, një kompani analitike që ka ndjekur shitjet që nga viti 1991.

– YouTube  www.youtube.com

Me këtë, Swift tejkaloi albumin 25 të këngëtares Adele, i cili shiti 3.4 milionë kopje në javën e parë në vitin 2015.

“The Life of a Showgirl” u publikua më 3 tetor dhe shiti 3,479,500 kopje në javën e parë.

Swift u bë gjithashtu artistja solo me më shumë albume në vendin e parë në Billboard 200, me 15, duke tejkaluar Drake dhe Jay-Z, të cilët kanë nga 14 secili. Të vetmit artistë që janë ende përpara saj janë legjendarët ‘The Beatles’, me 19 albume në krye të tabelës.

Albumi i ri theu gjithashtu rekordin për shitjet më të mëdha në një javë të vetme në ShBA, me 1.2 milion kopje të shitura në ditën e parë.

– YouTube  www.youtube.com

Lajmi për shitjen e albumit vjen menjëherë pas njoftimit të dy projekteve të reja në platformën Disney+.

I pari është një serial dokumentar me gjashtë episode rreth turneut të saj historik “Eras”, dy episodet e para të të cilit mbërrijnë më 12 dhjetor. Projekti i dytë është një film, i cili përfshin edhe performanca nga albumi i saj “The Tortured Poets Department”.

Related Posts