Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka arritur në Prishtinë dhe po merr pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, ku kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.
Ai u prit nga ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, me të cilin shkëmbyen përshëndetje miqësore.
Pritet që në këtë marsh të marrin pjesë rreth 200 mijë njerëz.





























