Drejtuesi i Këshillit Grevist të shërbyesve civilë, Ali Sefaj, ka thënë se ka ardhur koha për reflektim, dhe se mësimi duhet filluar. Por, ai shton se Qeveria nuk po lë rrugë për të dalë nga greva.Sefaj ka shkruar në Facebook se është obligim i Qeverisë të garantojë të drejtën për mësim, për organizim sindikal dhe për greva.
“Është obligim i Qeverisë me fillu dialogun social mi adresu kërkesat e sindikatave, e këshillave greviste dhe mi dhanë fund grevës, duke i rikthyer fëmijët në shkolla dhe shërbimet në administratë.
Por Qeveria në vend të dialogut vendosi mbylljen, presionin, e talljen ndaj sindikatave dhe këshillave greviste, duke ua pamundësuar marrëveshjen për daljen nga greva. Kur Qeverisë si bëjnë përshtypje humbjet që mund të shkaktohen nga grevat, por vazhdon me avazin e mbylljes, revanshit dhe linçimit ndaj përfaqesuesëve sindikalë, është koha e reflektimit.
Çka duhet të bëjmë ne, ta vazhdojmë grevën, ta mbrojmë demokracinë, të kërkojmë mirëqenie për punëtorët e sektorit publik, t’ ashpërsojmë veprimet sindikale, apo ta mendojmë interesin e femijëve, qytetarëve, institucioneve dhe atdheut, pasi Qeveria ka dalë në serrnishtë dhe si bën përshtypje interesi publik.
Siç thotë populli nuk duhet të tranohemi të gjithë zatën femijët kanë me së paku faj pse