Ambasada e Kosovës në Riad njofton se Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite kërkon nga shtetet lista me emrat, të dhënat e pasaportave dhe destinacionet e qytetarëve të huaj, për t’u pajisur me viza emergjente dhe për t’u kthyer në vendet e tyre.
Procedura vlen për qytetarët nga vendet si Kuvajti, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani. Qytetarët që kanë nevojë për asistencë mund të kontaktojnë ambasadën.





















