Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar fotografi nga homazhet e ushtruesit të detyrës së zëvendësshefit të Misionit, Josh Peterson, të mbajtura në Reçak.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada ka bërë të ditur se Peterson iu bashkua udhëheqësve, institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave të Masakrës së Reçakut.

“Sot, Ushtruesi i Detyrës së Zëvendësshefit të Misionit, Josh Peterson, iu bashkua udhëheqësve, institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës në përkujtimin e viktimave të Masakrës së Reçakut — një akt tmerri të papërshkrueshëm që tronditi botën. Le të shërbejë kujtimi i tyre si një përkujtues i detyrës sonë të përbashkët për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor, si dhe një thirrje për të mos harruar kurrë atë që bota dëshmoi. #KurrëMosHarro”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

No photo description available.
May be an image of text
No photo description available.
535
18

Related Posts