Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka lëshuar një njoftim për shtetasit kosovarë, duke i këshilluar ata të mos fotografojnë, incizojnë apo publikojnë pamje dhe informacione nga vendet ku ndodhin incidente me raketa ose dronë.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ndalimi përfshin edhe shpërndarjen e vendndodhjeve të këtyre incidenteve në rrjete sociale dhe platforma të tjera online.

“Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe zbatojnë masa të rrepta ligjore ndaj çdo shkeljeje, përfshirë gjoba të larta financiare, dënime me burg, konfiskim të pajisjeve elektronike, si dhe deportim të shoqëruar me ndalim të rikthimit në vend”, thuhet në njoftim.

Ndaj, Ambasada u bën thirrje shtetasve kosovarë që të respektojnë me përpikëri ligjet dhe rregullat lokale, si dhe të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Related Posts