Në seancën e sotme Kuvendit të Serbisë pati incidente – përleshje, është hedhur gaz lotsjellës, mjete piroteknike, e pati edhe deputetë të lënduar.

Grupet opozitare fillimisht njoftuan se nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, por paralajmëruan veprime të caktuara. Në sallën e Kuvendit dhe rreth objektit kanë mbërritur edhe zjarrfikësit dhe autoambulanca, teksa raportohet për tre deputetë të lënduar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq ka refuzuar ta ndërpresë seancën, teksa i ka sulmuar deputetë opozitarë serbë duke i cilësuar si “bandë terroriste”.

Ajo madje ka thënë se në Kosovë “është duke u festuar për atë çka po ndodh në Serbi”, teksa ka ekspozuar raportimin e gazetës online Reporteri.net dhe të  portalit Koha.net rreth zhvillimeve atje.

“Qytetarët e Serbisë që po i ndekin këto zhvillime, dua të ju them tregoj  deputetëve opozitarë se jeni bërë heronj të mediave shqiptare  në Kosovë e Metohi. Heronjtë e Albin Kurtit, shpresoj që jeni të kënaqur. Albin Kurti është i kënaqur. Shpresoj që jeni edhe ju, kjo është vetëm një pjesë e asaj se si mediat në Kosovë festojnë. Kjo është dëshmi se kush po lufton për dhe kush kundër Serbisë”, thotë Bënrnabiq ndër të tjera.

“Jeni bërë heronj të mediave në Kosovë dhe Kurtit”, Ana Bërnabiq merret në Kuvend me raportimet e mediave në Kosovë për zhvillimet në Serbi | GjirafaVideo

Related Posts