Në botën e futbollit të të rinjve, talenti dhe pasioni janë dy elementët kryesorë që ndajnë lojtarët e zakonshëm nga ata që shkëlqejnë. Një nga emrat që po bën bujë në futbollin e grupmoshave të reja është Andi Berani, një sulmues i krahut të majtë, i cili që nga mosha 5-vjeçare ka qenë pjesë e shkollës së futbollit Pro Prishtina.

Gjatë Ligës Rajonale, Andi ka treguar një performancë të jashtëzakonshme, duke thyer rekordin, ai shënoi golin e parë të ndeshjes brenda vetëm 3 sekondave. Me vetëm një humbje dhe duke siguruar 12 fitore .Me talentin e tij të spikatur dhe përkushtimin maksimal, ai ka arritur të shënojë plot 45 gola në 13 ndeshje, duke dëshmuar aftësitë e tij si një sulmues i rrezikshëm dhe një lojtar me të ardhme të ndritur.

Suksesi i tij nuk ndalet vetëm brenda Kosovës. Në Turneun “Shkodra Event” në Shqipëri, Andi dhe skuadra e tij kanë siguruar vendin e parë, duke treguar nivelin e lartë të lojës së tij edhe jashtë kufijve. Po ashtu, në Turneun “Fadil Vokrri” për grupmoshën U9, ai ka ndihmuar ekipin të arrijë vendin e dytë. Për më tepër, në një tjetër pjesëmarrje në Shqipëri, ai është shpallur “Lojtari i së Ardhmes”, një titull që konfirmon potencialin e tij për t’u bërë një futbollist i madh.

Me talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe rezultatet e deritanishme, Andi Berani është një emër që pritet të dëgjohet shpesh në të ardhmen e futbollit. Me besim në veten dhe punë të palodhur, ai ka të gjitha mundësitë për të arritur majat e futbollit dhe për të bërë krenarë familjen, ekipin dhe vendin e tij.

Andi, vazhdo të ëndërrosh dhe të punosh – e ardhmja është e jotja! /Rilindja Shqiptare/

Related Posts