Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar me “goditje” ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, shkruan Gazeta Blic.
Zyrtarë të lartë të partisë së Albin Kurtit, kanë qëndruar në konakun e ish-zyrtarit të larë të LDK-së, njërit prej njerëzve më të afërt të Agim Veliut dhe ish-kryetarit të Podujevës, Ilaz Pireva.
Pireva, ka qenë kryetar i Komunës së Podujevës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Gjenerata të ndryshme, por shumë të përbashkëta. Në konakun e Ilaz Pirevës, në nderim të 52 vjetorit të demonstratave të 68-tës!”, ka shkruar Xhelal Sveçla.