Anita Muçaj – Haradinaj ka ndarë historinë e njohjes së saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “S’e Luan Topi”.

Ajo tregoi se takimi i tyre i parë ndodhi gjatë një interviste, ku Ramushi ishte i ftuar.

Gjatë asaj interviste, ai e pyeti me një ton të njohur: “Goca e kujt je ti?” dhe Anita duke menduar se kishin një njohje familjare, iu përgjigj: “Jam goca e Mustafës”.

Ky takim ishte fillimi i një njohjeje që do të zhvillohej më tej.

Spikerja e lajmeve theksoi se Haradinaj e tërhiqte për shkak të karakterit të tij të veçantë, një kombinim i pjekurisë dhe shpirtit aventurier.

“Mua më pëlqen gjithçka që është e vështirë, më pëlqen të sfidohem”, shtoi Anita, duke nënvizuar se Ramushi nuk ishte një njeri i zakonshëm, por dikush që nuk mund ta parashikojë.

Përveç kësaj, zbuloi edhe një anë më të panjohur të Haradinajt – atë personale dhe intime, që zakonisht nuk shfaqet në jetën publike të një lideri politik. Edhe pse nuk dha shumë detaje, e përshkroi këtë anë si të rrallë dhe të çmuar, duke shtuar se Ramushi është shumë romantik dhe se ia sjell mëngjesin në shtrat.

Related Posts