Antigona Ramosaj ka ndarë me ndjekësit një mesazh emocional dhe frymëzues, duke bërë të ditur përfundimin e një etape të rëndësishme në rrugëtimin e saj shëndetësor.
“Sot i rashë gongut me një zemër që rreh plot mirënjohje”, shkruan ajo, duke e cilësuar këtë moment jo vetëm si fundin e një trajtimi, por si dëshmi të forcës, besimit dhe durimit.
Ajo falënderon Zotin për forcën e dhënë në momentet më të vështira, si dhe mjekët, infermierët, familjen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur me lutje dhe dashuri.
Postimi i saj është pritur me shumë mesazhe mbështetjeje dhe dashurie nga fansat dhe miqtë, të cilët e kanë përgëzuar për forcën dhe pozitivitetin që po përcjell.






















