Ndeshja e La Ligës mes Villarrealit dhe Barcelonës në Miami është shtyrë, me organizatorët që kanë deklaruar se nuk ka “kohë të mjaftueshme për të realizuar në mënyrë të duhur” këtë eveniment.

“Relevent i ka informuar La Ligën për nevojën për të shtyrë ndeshjen e planifikuar mes Villarreal CF dhe FC Barcelona në Miami më 20 dhjetor”.

“Duke pasur parasysh pasigurinë aktuale në Spanjë, nuk ka kohë të mjaftueshme për të realizuar në mënyrë të duhur një ngjarje të këtij shkalle. Do të ishte gjithashtu e papërgjegjshme të fillohej shitja e biletave pa një ndeshje të konfirmuar”, thuhej në reagim.

Në gusht, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) miratoi kërkesën që ndeshja e La Ligës mes Villarrealit dhe Barcelonës në dhjetor të zhvillohej në Miami.

Fillimisht, kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohej gjatë fundjavës 20-21 dhjetor në ‘Estadio De La Ceramica’, stadiumi i Villarrealit në pjesën lindore të Spanjës, por tani ishte parashikuar të zhvendosej në ‘Hard Rock Stadium’, Miami Gardens, Florida.

 Villarreal vs Barcelona

Do të ishte hera e parë që një ndeshje e një ligë kryesore evropiane zhvillohet në SHBA, edhe pse Superkupa Spanjolle është zhvilluar në Arabinë Saudite në katër nga pesë sezonet e fundit.

Më 6 tetor, UEFA miratoi zhvillimin e ndeshjeve të ligave kombëtare italiane dhe spanjolle jashtë vendit në një vendim historik, duke theksuar gjithashtu “kundërshtimin e qartë” ndaj këtyre planeve, të cilat u miratuan “në mënyrë të jashtëzakonshme, për shkak të boshllëqeve rregullatore në nivel global”.

Aleksander Ceferin, presidenti i organeve drejtues të futbollit evropian, e përshkroi vendimin si “i keqardhshëm” dhe tha se ai “nuk duhet të shihet si një precedent” dhe se “ndeshjet e ligës duhet të luahen në tokën e tyre”.

Serie A, liga kryesore e futbollit italian, po planifikon të zhvillojë një ndeshje mes Milanit dhe Comos në Australi, me diskutime për zhvillimin e saj në qytetin e Perth gjatë fundjavës 7-8 shkurt 2026.

Related Posts