Apple po shqyrton mundësinë e rritjes së çmimeve për modelet e reja të iPhone që pritet të lançohen këtë vjeshtë, duke synuar të justifikojë ndryshimin me funksione të reja dhe përmirësime të dukshme në dizajn.
Lajmi është bërë i ditur nga Wall Street Journal, që citon burime të afërta me këtë çështje, shkruan Reuters.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, aksionet e kompanisë panë një rritje prej 7% në tregtimin para hapjes së bursave, çka reflekton pritshmëritë pozitive të investitorëve.
Sipas raportit, Apple është e kujdesshme që të mos krijojë perceptimin se rritja e çmimeve lidhet me tarifat amerikane ndaj mallrave kineze, duke qenë se shumica e pajisjeve të saj vazhdojnë të montohen në Kinë.