Arbenita Ismajli është një personazh shumë i komentuar në mediat rozë, për shkak të dinamikave të shumta që lidhen me jetën e saj private – përfshirë marrëdhënien me ish-bashkëshortin, Feronit Shabanin, dhe vajzën e tyre, Ninën.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, modelja e njohur ka publikuar së fundmi një foto në ‘Instastory’, ku shfaqet duke ushtruar në palestër.

Duke treguar kujdes për formën fizike, Arbenita dëshmon se i kushton rëndësi të madhe aktivitetit fizik, sipas postimit të saj të fundit në llogarinë zyrtare.

Foto: Arbenita Ismajli / Instagram

“Është e qartë që nuk jam princeshë e pilateve”, shkroi ajo me humor në mbishkrimin e fotos.

Pak javë më parë, Arbenita ishte në qendër të vëmendjes në internet për shkak të çështjes së diskutueshme të kujdestarisë së vajzës.

Dy javë më parë, u bë e ditur se Gjykata Themelore e Gjilanit kishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj.

Sipas Prokurorisë, ajo përballet me akuza për mosrespektim të vendimit të gjykatës dhe mbajtje të paligjshme të një fëmije, pasi dyshohet se ka penguar ish-bashkëshortin e saj, reperin Feronit Shabani (Fero), të realizojë takimet e rregullta me vajzën e tyre.

Megjithatë, ajo duket se mbetet e qetë dhe e pandikuar nga akuzat që janë ngritur kundër saj.

Nga ana tjetër, po e njëjta prokurori ka ngritur aktakuzë edhe ndaj Feronit Shabanit për tri vepra penale: dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje, të cilat pretendohet se i ka kryer ndaj Arbenita Ismajlit në periudhën qershor–tetor 2024

Related Posts