Njëri nga avokatët më të mirë në Kosovë dhe një biznesmen i suksesshëm, Ardi Shita, ka dhënë një lajm të madh për Gjestin.

Ai ka njoftuar se kompania e tij, përmes projektit Evergreen Valleys, është zotuar që, nëse Gjesti fiton Big Brother VIP Albania, do t’i kompensojë shumën prej 50,000€, të cilën ai e humbi pas ndëshkimit për kapërcimin e murit.

Por surprizat nuk mbarojnë me kaq! Gjesti do të ketë mundësinë të zgjedhë një familje në nevojë, e cila do të përfitojë gjithashtu 50,000€ nga kompania e Shitës.

Ky gjest human ka marrë vëmendjen e publikut dhe ka emocionuar fansat e këngëtarit.

Related Posts