Kompania e transportit ARDITI TOURS ka reaguar zyrtarisht duke demantuar kategorikisht lajmin e publikuar në disa media, përfshirë Klan Kosova, sipas të cilit pretendohej se është djegur një autobus i kësaj kompanie.

Sipas komunikatës për media, ARDITI TOURS sqaron se autobusi në fjalë nuk është djegur dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në udhëtim të rregullt. Gjatë rrugës është shfaqur vetëm një defekt i vogël teknik, i cili është riparuar brenda rreth 20 minutave, pa asnjë rrezik për pasagjerët. Pas ndërhyrjes, udhëtimi ka vazhduar normalisht.

Kompania thekson se i kushton rëndësi maksimale sigurisë së udhëtarëve dhe mirëmbajtjes së mjeteve transportuese, duke ftuar mediat që të verifikojnë informacionet zyrtare para publikimit, në mënyrë që të shmanget keqinformimi i opinionit publik.

Po ashtu, ARDITI TOURS njofton se nga dita e hënë do të iniciojë procedura ligjore ndaj Klan Kosovës, për shkak të publikimit të informatës së rreme.

Kompania shprehet e hapur për çdo sqarim shtesë përmes komunikimit zyrtar.

Related Posts