Sekuestrohen armë gjatë hetimeve për dhunë në familje

Gjakovë, 6 qershor 2025

Stacioni Policor në Gjakovë, gjatë hetimeve lidhur me një rast të dhunës në familje, ku i dyshuari, një mashkull i moshës madhore, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, ka siguruar informacione shtesë se i njëjti posedonte armë pa leje. Bazuar në këto informacione, është kryer një kontroll në vendbanimim e të dyshuarit, në fshatin Osek Pashë, Komuna e Gjakovës. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar:

· Një pushkë automatike e llojit AK-47 me dy karikatorë dhe 566 fishekë dhe 

· Një pistoletë me tre karikatorë dhe 31 fishekë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprat penale: “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe garantimin e sigurisë publike.

Titull

Related Posts