Dje në fshatin Vrellë të Istogut rreth orës 22:15, policia ka arrestuar tre persona – dy meshkuj kosovarë dhe një femër shtetase e Serbisë – pasi ata dyshohet se kanosën zyrtarët policor menjëherë pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka përdorur sprej ndaj të dyshuarve, të cilëve më pas u është ofruar tretman mjekësor. Lëndime trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor gjatë incidentit.
Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që të tre të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt.
“Vrellë, Istog 20.11.2025-22:15. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj kosovarë dhe një femër shtetase e Serbisë, pasi që pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë kanosur zyrtarët policor. Lidhur me rastin pas arrestimit të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor pasi ndaj tyre është përdorur spreji. Lëndime trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.























