Sot në Shipol të Mitrovicës, policia ka arrestuar dy të dyshuarit që ia vunë zjarrin diskotekës “Gate” më 14 shkurt të këtij viti në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, personat e prangosur janë F.S., 36-vjeç shtetas i Kosovës, dhe M.M., 28 vjeç poashtu shtetas i Kosovës.

Të dy dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

Personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit  po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor.

Related Posts