Janë arrestuar tre persona, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Rrëmbimi”.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 7 tetor të këtij viti në Gjilan.
Organet e rendit kanë iniciuar rastin si “Rrëmbim/Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
“Lidhur me rastin, me 23.10.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

























