Adriana Rama është arrestuar së fundmi nga autoritetet në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, pasi dyshohet se ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur dhe me forma të ndryshme këngëtaren e njohur, Dafina Zeqiri.

Sipas burimeve, arrestimi ka ndodhur pasi Dafina e kishte denoncuar atë, e cila ka paraqitur dëshmi konkrete për kërcënimet që dyshohet se i janë bërë nga Rama.

 Kërcënimet, të cilat janë raportuar të kenë ndodhur në rrjete sociale dhe përmes formave të tjera digjitale, kanë ngritur shqetësim serioz tek artistja dhe stafi i saj.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe mënyrën e veprimit të të dyshuarës.

 

 

Related Posts