Arianit Sllamniku është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjilan.
Ai është ndaluar nën dyshimet për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme.
Sllamniku dyshohet se ka ofruar terapi për disa familje, duke pretenduar shërimin e fëmijëve me autizëm përmes disa barnave që janë të ndaluara për përdorim njerëzor.
Konkretisht ai dyshohet se për trajtim të fëmijëve me autizëm ka sugjeruar përdorimin e substancave të destinuara për kafshë.























