Kryeshefi i Eko Regjionit Burim Shala është arrestuar sot, nën dyshimin për keqpërdorime.
Ndryshe ditë më parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në bashkëpunim me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një aksion në ndërmarrjen publike regjionale të pastrimit “Ekoregjioni” në Prizren ku janë arrestuar dy persona.
Përveç bastisjeve në zyrat e “Ekoregjionit”, ditë më parë është bastisur dhe shtëpia e kryeshefit Burim Shala, i cili është arrestuar sot.























