Policia e Kosovës e ka arrestuar një person që dyshohet për vrasjen e 19-vjeçarit A.Z. në Vushtrri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar për KOHËN se është identifikuar i dyshuari B.D., 19-vjeçar, që veprën e ka kryer me armë zjarri. Atij i është konfiskuar një pistoletë që dyshohet se e ka përdorur gjatë vrasjes, derisa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.

“Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “vrasje e rëndë”.

Ndërsa, vdekja e viktimës është konfirmuar në Spitalin e Vushtrrisë. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri

Një 19-vjeçar është vrarë me armë zjarri të dielën në Vushtrri, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar për KOHËN se rasti ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku” rreth orës 20:35.

Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po e kërkojnë të dyshuarin.

“Sonte, rreth orës 20:35 min policia  ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Galip Badivuku’ ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë  e plagëve të  pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë    kërkim    personit të  dyshuar”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “vrasje”.

Related Posts