Një zyrtar i gjendjes civile është arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimet për marrje ryshfeti.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari kishte kërkuar dhe pranuar para në këmbim të ofrimit të një shërbimi zyrtar.

Policia ka ndërhyrë në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet dhe ka arrestuar zyrtarin në flagrancë.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale relevante për rastin.

Personi i arrestuar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Rasti është cilësuar si “Marrje e ryshfetit”, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Related Posts