Drejtoria rajonale e policisë Prishtinë, ka marrë të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës, dhe kjo duke punuar me vendosmëri dhe përkushtim për kapjen e personave që dyshohen të jenë të implikuar në veprimtari kriminale, dokumentimin ligjor të veprimeve të tyre kriminale si edhe vënien e tyre para drejtësisë.

Si rrjedhojë e këtyre angazhimeve, mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme,  është siguruar prezenca e personit të dyshuar: – O.A, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës,( i dyshuari i dytë), të cilit i është sekuestruar një armë zjarri. I dyshuari ka qenë në kërkim nga policia, për një rast tentativë vrasjeje që ka ndodhur më 07.03.2025, në rrugën “Fahri Fazliu“, në Prishtinë.

Pas përfundimit të procedutave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

About Author
Erzana Fazliu
View All Articles

Related Posts