Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për kryerjen e një sulmi seksual ndaj një mashkulli tjetër në qytetin e Prizrenit.
Sipas burimeve zyrtare, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur viktima ka raportuar në polici se ishte sulmuar seksualisht nga një person i njohur.
“Menjëherë pas raportimit, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar të dyshuarin, mashkull kosovar,” thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Rilindjashqiptare.
Viktima ka marrë tretman mjekësor pas incidentit, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet janë duke vazhduar për të ndriçuar plotësisht rrethanat e rastit.