Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, mashkull kosovar, pasi në lokalin e tij është zbuluar se kishte organizuar veprimtari të kundërligjshme të bixhozit.
Gjatë kontrollit nga ana e autoriteteve, si prova materiale janë sekuestruar para të gatshme, tiketa basti, pajisje elektrike, një DVR si dhe një printer.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në procedim të mëtejshëm hetimor.