Një çift ka arritur të bëhet prind për herë të parë falë një teknologjie të re që përdor inteligjencën artificiale (AI) për të gjetur spermën më të shëndetshme.

Teknika e quajtur STAR skanon miliona imazhe nga mostrat e spermës dhe identifikon qelizat që mund të përdoren për krijimin e embrioneve, shkruan HealthDay.

Me këtë metodë, dy spermatozoide të shëndetshme u përdorën për të krijuar dy embrione dhe çifti tashmë ka nisur shtatzëninë.

Dr. Zev Williams nga Columbia University Fertility Center shpjegon:

“Shumë meshkuj me numër të ulët spermash nuk kanë shanse të krijojnë fëmijë, por me këtë sistem, mjafton një spermë e shëndetshme për të nisur një shtatzëni.

Related Posts