Dështoi edhe vazhdimi i 32-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Filloi njëjtë sikurse herët e kaluara: tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.
Kryesuesi e seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.
Në sallë kanë qenë 80 deputetë, për kanë votuar 45, kundër një dhe asnjë nuk ka abstenuar.
Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 17 qershor, në orën 10:00