As pavarësia e Kosovës nuk është shpallur me kaq patetikë sikur dashuria e verbër e Liburn Aliut për këshilltarin e tij:

  • Unë jam askushi pa Florent Ramqën.

Seç ka diçka të veçantë tek Ai njeri
Hulumtoni e do të gjeni thesar të fshehur në shpirtin e tij

Ai nuk është Ramë
Ai është Ramqë.

Unë mund të mos ekzistoj,
por Florenti nuk bën pa ekzistuar

Ai është i mirë
Ai është i butë
Ai është i zgjutë.

Ai e ka syrin e tretë!

Po duan me na nda
Por unë sa t’kam jetë me jetu
Florentin nuk du me shkarku

Nuk du

Du me të me punu
Me të m’u këshillu

Pa të e humbi rrugën
Pa më treguar Ai nuk di çka ndodh në ministri
Ai është fanar që ma ndriçon rrugën
Ai është i imi
Më iluminon
Nuk heq dorë prej tij

Unë i besoj.
Pa të nuk punoj.

Ai ma do të mirën.
M’i bën share krejt postimet.
Ne të dy punojmë natën, deri vonë
që trupat tanë të pushojnë në Marigonë.

Ju nuk e njihni si unë
se ma kishit marrë
Për dashuri ndaj pareve gjithkush vjedh,
por Florenti nuk vjedh.
Pasha mamin nuk vjedh.

(Muharrem Serbezovski- Mumo, i ka pas do vargje të dhimbshme kështu si t’Liburn Aliut).

P.S. Edhe mua më ka dasht njani shumë.
Nuk ka gyxu kush me
m’kqyr shtremt prej tij.
Po u dekë ai.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Related Posts