Olta Gixhari është futur në ‘prime-n’ e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP. Por këtë herë për t’i bërë një surprizë motrës së saj dhe për të sqaruar ‘aludimet’ nëse e mbështet apo jo Gertën. Ajo tha:
Unë e mbështes dhe do ta mbështes gjithë jetën, por në këtë rrugëtim që ajo po e përballon me shumë dinjitetet, pas saj.
Për mesazhin e përfolur brenda në shtëpi nga Rozana kur tha se i ka uruar fitoren asaj dhe jo motrës, ajo u shpreh:
Nuk më pengon që jam përmendur, por konteksti më shqetëson pak. Do doja që gjërat të mos merren në mënyrë kaq dramatike.
Mirëpo, vetëm pak orë më pas, në Instagramin e Rozanës janë publikuar disa mesazhe nga një bisedë e saj me Oltën.
Olta: Suksese shpirti, m’u bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet më shumë akoma kur të fitosh BB.
Rozana: Zemra të dua, s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë…
Rjeti ka zierë gjatë këtyre ditëve për raportin e motrave Gixhari dhe duket se Olta ka dashur të reagojë sërish, këtë herë me anë të një postimi:
Motra ime do qëndrojë e fortë deri në fund, sepse e njoh shumë mirë. Është fisnike, e përkushtuar në familje dhe një nënë e shkëlqyer që ka rritur dy djem të edukuar. Asgjë s’të bën dot pis Eta ime.