Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për hotelieri dhe turizëm.

 

 

 

Sipas ASK-së në vitin 2024 numri i vizitorëve vendor dhe të huaj ishte 6980 68, prej tyre 39,3% ishin vendorë dhe 60,6% ishin të jashtëm.

“Në vitin 2024, numri i vizitorëve vendorë është rritur për 4,2% në raport me vitin 2023, kurse net-qëndrimet vendore janë ulur për (-13,2%). Ndërse, ka rritje të vizitorëve të jashtëm për rreth 18,3%, kurse net-qëndrimet e tyre janë rritur për 10,9% ne raport me vitin paraprak”.

E sipas të dhënave numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Prishtinës me 205. 405 vizitë, kurse numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka rajoni i Pejës me 591.673 net-qëndrime.

 

Kurse vizitorë të huaj në Kosovës pati rritje të vizitorëve prej 18.3%. Në total ishin 423, 282 vizitorë të huaj e numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

Kurse të dhënat e pikave kufitare, bëjnë të ditur se numri total i vizitorëve të jashtëm që kanë hyrë në Kosovë gjatë muajve janar-dhjetor 2024 ishte 6.938.227.

Related Posts