Futbollistja Kosovare Asllani ka dhënë kontribut të madh në fitoren e Përfaqësueses së Suedisë.
Suedia shënoi fitore ndaj Danimarkës me rezultat 1:0 të premten mbrëma, në kuadër të Kampionatit Evropian për futbolliste që po zhvillohet në Zvicër.
Golin vendimtar e realizoi Filippa Angeldal në minutën e 55-të, pas një asistimi nga Kosovare Asllani.
Asllani, 35-vjeçare dhe kapitene e kombëtares suedeze, luajti deri në minutën e 83-të të ndeshjes.
Suedia bën pjesë në Grupin C së bashku me Gjermaninë, Poloninë dhe Danimarkën.
The post Asllani e Suedia shënojnë fitore në ndeshjen e parë të EURO-s appeared first on Gazeta Express.