Një vajzë 11 vjeçe dyshohet se është dhunuar për 7 orë në Prishtinë dhe të dyshuar janë pesë persona.
Neuropsikiatri Jusuf Ulaj, ka kërkuar që të dalin në publik emrat e të dyshuarve duke i qaujtur qyqarë.
Mos u frikoni dhe mos hezitoni të publikoni secilin që merr guximin t’ju shqetësoj për motive të ulta. Pa gajle, ata nuk janë trima siç pretendojnë por janë qyqarë me karakter të ulët që funksionojnë në nivelin e epsheve bazike”, ka shkruar ai në facebook.
Ulaj tha se çdo ngacmim seksual duhet raportuar në organet kompetente, duke thënë se ai vet është duke u marrur me paciente të cilat kanë mbetur të traumatizuara për shkak të presioneve.
“Nuk mund ti luftojmë maniakët seksual në vendin tonë pa vetëdijesimin e vajzave dhe grave tona që çdo ngacmim seksual të paraqesin në organe kompetente, në media sociale dhe media tjera elektronike. Kam shumë raste të traumatizuara që kërkojnë ndihmë në punën time të përditshme që sëmuren mentalisht për shkak të kushtëzimeve, kërcënimeve, presioneve e shantazheve të ndryshme që iu bëjnë hamshorët gjithandej”, përfundoi ai.
Ndërsa Avokati Arianit Koci thotë se, nga rrethanat që po përshkruhen në media, në rastin e dhunimit të një 11 vjeçare, ku të dyshuar janë pesë burra, dënimet minimal mund të jetë 15 vjet dhe maksimali, burgim i përjetshëm.
Avokati Koci thotë se me aq sa është bërë e ditur, nëse të dyshuarit shpallen fajtorë, mund të dënohen nga 15 vjet, deri në burgim të përjetshëm.
“Pa e paragjykuar fajësinë, po ju tregoj që për personat mbi moshën 18 vjeçare, me rrethanat që po paraqiten në media se si është kryer vepra penale e dhunimit ndaj vajzës 11 vjeçare – dënimi minimal është 15 vjet”, ka shkruar Koci në Facebook.