Nënkryetarja e Kuvendit nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci thotë se se të njejtit që thonin se Kuvendi nuk mund të bashkëpunojë me Qeverinë në detyrë kanë ftuar seancë të jashtëzakonshme për të votuar një nga projektligjet më të rëndësishme.
Nagavci thotë se përpjekjet për të manipuluar opinionin do iu kthehet shumëfish më shumë, e projektbuxheti thotë se ka plotë kojntradita e defekte, përcjellë Gazeta Blic.
Ajo përmendi rënien e investimeve në shëndetësi në Komuna për 92% në vitin 2020.null
Kritikoi edhe shpërndarjen e investimeve kapitale nëpër komuna.
Ky është postimi i saj i plotë:
Të njëjtit që këmbëngulnin se Kuvendi nuk mund të ketë bashkëpunim me Qeverinë në detyrë, duke penguar shumë marrëveshje ndërkombëtare të huave dhe kredive, madje refuzonin trajtimin e Ligjit për luftimin e COVID-19, janë bërë bashkë përsëri dhe kanë ftuar seancë të jashtëzakonshme për të votuar një nga projektligjet më të rëndësishme, të sjellur në Kuvend nga një qeveri që në fakt asnjëherë s’ishte qeveri, e që tani është edhe zyrtarisht jo kushtetuese.
Nga 25 marsi i këtij viti e deri më 3 qershor, në secilën mbledhje të Kryesisë së Kuvendit kemi dëgjuar fraza të njëjta, të sinkronizuara në mes të LDK-së, PDK-së dhe tjerëve, se Kuvendi i Kosovës nuk mund të ketë raporte me një qeveri në detyrë.
Çfarëdo përpjekje për të manipuluar opinionin do të ju kthehet shumëfishë më shumë. E ky projektbuxhet edhe ashtu ka përplot kontradikta, defekte e mangësi. Vetëm në shëndetësi kemi rënie të investimeve në komuna për 92% në krahasim me vitin 2020, në një kohë kur më shumë se tani nuk kemi pasur nevojë për mbështetje të sistemit të shëndetësisë.
Po ashtu, shpërndarja e padrejtë e investimeve kapitale nëpër komuna, e ulja e investimeve në arsim, pasqyrojnë më së miri paaftësinë dhe keqqeverisjen e tyre, e cila fatmirësisht po merr fund një herë e përgjithmonë në Kosovë.