Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit se ka përgatitur dhe publikuar materiale informuese lidhur me trajtimin tatimor të Furnizimeve Elektronike, me qëllim të ofrimit të qartësive shtesë për tatimpaguesit që zhvillojnë ose planifikojnë të zhvillojnë veprimtari në mënyrë elektronike.
Materialet e publikuara përfshijnë këto tema:
Aktivitetet ekonomike që mund të zhvillohen në mënyrë elektronike;
Blogimi – kuptimi dhe trajtimi tatimor i të ardhurave nga kjo veprimtari;
Kriptomonedhat – kuptimi dhe trajtimi tatimor i të ardhurave nga kjo veprimtari;
Ofrimi i shërbimeve digjitale nga kompanitë e huaja.
Të gjitha këto materiale janë të qasshme në ueb-faqen zyrtare të ATK-së në menynë “Për tatimpaguesit”, nën-menynë “Furnizimet Elektronike”, klikoni këtu
Gjithashtu, Administrata Tatimore ka përgatitur dhe publikuar edhe një material informues në formë të pyetje-përgjigjesh për Transferimin e Çmimit, i cili synon të ndihmojë bizneset që operojnë në kuadër të grupeve të lidhura në transaksione ndërkombëtare.
Ky material është i qasshëm në ueb-faqen zyrtare të ATK-së në rubrikën “Për tatimpaguesi”, nën-menynë “Transferimi i Çmimit”, klikoni: këtu
Për çdo sqarim shtesë, ju inkurajojmë të kontaktoni Administratën Tatimore përmes kanaleve të komunikimit të përcaktuara, si: fizikisht në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve apo adresave elektronike info@atk-ks.org dhe https://www.atk-ks.org/pyetje-te-shpeshta/ .
Me përmbushjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni drejtpërdrejt në financimin e programeve publike si: ofrimi i shërbimeve publike, arsimimi me standarde të larta, mirëqenia shëndetësore dhe sociale, mbrojtja ligjore dhe siguria publike, si dhe ndërtimi i infrastrukturës për një mirëqenie më të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.