Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se e kanë pezulluar nga puna zyrtarin që u arrestua.

“Pas njoftimit të Policisë së Republikës së Kosovës lidhur me arrestimin e një zyrtari të Administratës Tatimore të Kosovës, i dyshuar për vepër penal, ATK ka vepruar menjëherë në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Zyrtari i përfshirë është pezulluar nga detyra deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente të drejtësisë.”

“Administrata Tatimore e Kosovës rithekson se integriteti institucional dhe respektimi i ligjit janë parime thelbësore të punës së saj. ATK mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe adresimin e çdo forme të keqpërdorimit dhe korrupsionit, me qëllim ruajtjen e transparencës dhe besimit të qytetarëve dhe tatimpaguesve. ATK thekson se mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe drejtësisë, në këtë dhe në çdo rast tjetër ku ka dyshime për shkelje të ligjit.”

Related Posts