Atletico Madrid njoftoi zyrtarisht sot, të martën, më 1 korrik 2025, nënshkrimin e mbrojtësit të majtë italian Matteo Ruggeri nga Atalanta, me një kontratë që zgjas deri më 30 qershor 2030.

Ruggeri ka lindur më 11 korrik 2002 në San Giovanni Bianco, Lombardi, dhe iu bashkua akademisë së Atalantës në moshën nëntë vjeç, duke bërë debutimin me ekipin e parë në nëntor 2020 në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit.

Ai njihet për aftësitë e tij në mbrojtje, krosimet e saktë dhe qëndrueshmërinë fizike, teksa sezonin 2021/2022 e kaloi me huazim te Salernitana, para se të kthehej dhe të ngrihej në rolin e tij në Atalanta, ku mori pjesë në 48 ndeshje gjatë sezonit 2023/2024.

Ruggeri ka përfaqësuar Italinë në të gjitha nivelet e moshave dhe së fundmi u thirr në ekipin kombëtar senior për të marrë pjesë në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Nënshkrimi i Ruggerit është një përforcim i fuqishëm për Atletico Madridin, që synon të forcojë skuadrën me lojtarë të rinj me potencial të lartë për të konkurruar në të gjitha garat.

The post Atletico zyrtarizon nënshkrimin e parë të verës appeared first on Gazeta Express.

Related Posts