Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga disa regjione të Polonisë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndaluar importin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Polonia, meqë atje është konfirmuar prania e “Avian Influenza(HPAI–H5N1)”. Në njoftim thuhet se kjo masë hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës.
Basketboll / Peja pëson thellë nga skuadra greke
KB Peja është mposhtur thellë në udhëtim nga skuadra greke Iraklis, në kuadër të garës ENBL. Ndeshja e zhvilluar në Selanik u mbyll me rezultat bindës 122-80 në favor të vendasve, të cilët dominuan gjatë gjithë takimit. Pavarësisht përpjekjeve, skuadra kosovare nuk arriti t’i bëjë ballë ritmit dhe intensitetit të
Hargreaves paralajmëron për problemet me zgjedhjet në Kosovë
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves theksoi rëndësinë që të respektohen afatet e parapara për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai tha se procesi i rinumërimit të votave është shumë i rëndësishëm për integritetin e procesit. “Kjo dëshmon aftësinë e sistemit për të identifikuar dobësitë dhe për
2Ton publikon këngën e re (VIDEO)
Artisti i njohur, 2Ton ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor. “Dilema”, titullohet kënga së cilës i është realizuar edhe videoklipi. Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur vet 2Ton, në bashkëpunim me Ghulon.
Macron: Trump synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë Evropën
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar kundër “një zhvendosjeje drejt një bote pa rregulla”, në fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Epoka është shënuar nga “shkelja” e ligjit ndërkombëtar dhe nga marrja e kontrollit nga ligji i më të fortit, tha presidenti francez, i cili mbante syze
Mane zbulon se cili legjendë e telefonoi për ta uruar për trofeun
Sadio Mane mori urime nga shoku i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo, pas fitores së Senegalit në Kupën e Kombeve të Afrikës 2025 në Marok. Lojtari portugez, i cili luan përkrah senegalezëve në Al Nassr në Ligën Profesionale Saudite, nuk ishte indiferent ndaj suksesit kontinental të shokut të tij të
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpunim dhe stërvitje të përbashkëta
Gjatë fjalimit vjetor “Condition of the Guard 2026”, Gjeneral Major Stephen Osborn, Adjutant Gjeneral i Ajovës, vlerësoi mysafirët e dalluar që përfaqësonin partneritetin e Gardës Kombëtare të Ajovës me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Në këtë ngjarje u përmendën Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandant i FSK-së, Komandant Rreshter Major Bedri
Presidenti bullgar jep dorëheqje
Presidenti bullgar Rumen Radev ka njoftuar dorëheqjen e tij, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për në pranverë po afrohen, një element i ri në krizën politike që ka destabilizuar vendin për pesë vjet. “Nesër do të jap dorëheqjen time nga posti im si President i Republikës së Bullgarisë”,
Hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për disa pensionistë
Nga sot ka hyrë në fuqi zbatimi i vendimit të Gjykatës Supreme, me të cilin është shfuqizuar udhëzimi administrativ që obligonte pensionistët të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin e Pensioneve për të dëshmuar se janë gjallë. Ky vendim nuk përfshin pensionistët bazikë dhe ata me pension të parakohshëm, të
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në Kosovë
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka parashtruar padi ndaj Janina Ymerit të LDK-së, si pjesë e siç thuhet, veprimeve ligjore për mbrojtjen e integritetit institucional. Sipas njoftimit Ymeri “në mënyrë të vazhdueshme, ka shpërndarë informata të pasakta, propaganduese dhe të pavërtetuara lidhur me prodhimin e energjisë elektrike, duke










