Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza mban konferencë për media
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, do të mbajë sot një konferencë për media. Konferenca do të zhvillohet në selinë e PDK-së në Prishtinë me fillim nga ora 11:00.
Barcelona bën ofertën e parë për Alvarez
Barcelona ka bërë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin argjentinas, Julián Álvarez, duke i propozuar rreth 100 milionë euro zyrtarëve të Atletico Madridit. Sipas raportimeve në mediat spanjolle, drejtuesit e Barcelonës e kanë dërguar ofertën me shpresën se do të nisin negociatat, megjithëse Atletico vazhdon ta konsiderojë Alvarezin të paprekshëm
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e pasdites
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër, më 2 qershor, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit. Sipas njoftimit në Facebook, ndërprerja do të bëhet për shkak të realizimit të disa punimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit dhe do të
Arrestohet një person në lidhje me vdekjen e punëtorit në Gllaviqicë të Pejës
Një person është arrestuar sot në kuadër të hetimeve për rastin e vdekjes së një punëtori, që kishte ndodhur më 29 prill 2026 në një vendpunishte në fshatin Gllaviqicë të Pejës. Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se arrestimi është rezultat i veprimeve intensive hetimore të zhvilluara në
Vdes babai i Ilir Metës
Ka vdekur ditën e sotme babai i Ilir Metës. Avokati i Metës ka kërkuar leje për ditën e nesërme, që kreu i PL-së të dalë nga qelia dhe të marrë pjesë në ceremoninë mortore të lamtumirës për të atin. Sipas Top Channel, burgjet i kanë kujtuar avokatit se këtë kërkesë
Rriten rastet e fëmijëve nën 14 vjeç që bie ndesh me ligjin
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Terre des hommes në Kosovë, sot kanë hapur fushatën “Drejtësi që sheh fëmijën”, ku u tha se janë rritur rastet që fëmijët e sidomos ata nën moshën 14 vjecare po bien ndesh me ligjin. Drejtoresha e KOMF,
Osmani: Sot bota buzëqesh më shumë, sepse është dita e fëmijëve – Gëzuar 1 Qershorin!
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për presidente, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë fëmijët për 1 Qershorin. Ish-presidentja ka ndarë një video me shumë fëmijë përreth, ndërsa ka shkruar: “Sot bota buzëqesh më shumë, sepse është dita e fëmijëve. Gëzuar 1 Qershorin!”.
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje por po ashtu edhe për kujdes
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në Konferencën e Nëntë të Shëndetit, Mirëqenies, Edukimit dhe të Drejtave të Fëmijëve. Sipas saj, pavarësisht përparimeve, pavarësisht përmirësimeve, arritjeve që kemi pasur gjatë kësaj periudhe kohore, fëmijët ende përballen me shumë sfida. “Prandaj, të
Kurti pyetet me çka krenohet: Mbi 800 km rrugë në fshatra – edhe është dashur t’i nxjerrim njerëzit prej varfërisë
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, i cili po synon të mos lëvizë nga pushteti, është pyetur për projektet kapitale gjatë qeverisjes së tij për gjashtë vjet. Në intervistën e fundit, nga kryeministri në detyrë u kërkua t’i numërojë këto projekte me të cilat krenohet, por nuk është se pati fort
Ardian Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familjet prodhuese
Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka prezantuar një nga premtimet bazë të programit zgjedhor të Aleancës, duke vënë theksin te mbështetja për sektorin e bujqësisë dhe prodhuesit vendorë. Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka bërë të ditur se në qeverisjen e Aleancës, asnjë pëllëmbë tokë e mbjellë











