LDK-ja ia ka besuar edhe njëherë tjetër Avdullah Hotit kandidimin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Kryesia në mbledhjen e sotme ka vendosur që Hoti të jetë kandidati për kreun e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur këtë pasdite në selinë e partisë në Prishtinë.
Në fillimin e vitit të ardhshëm pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme zgjedhjen e Qeverisë Hoti.
Avdullahh Hoti është edhe nënkryetar i LDK-së.