Opinionistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, këngëtarja Leonora Jakupi, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale pas kritikave të shumta që ka marrë nga ndjekësit.

Ditët e fundit, ajo është cilësuar në rrjet si “avokate” e njërës prej banoreve më të komentuara, Elijonës, duke u akuzuar për njëanshmëri në komentet e saj gjatë spektaklit.

Përmes një “story” në profilin e saj në Instagram, Leonora ka sqaruar pozicionin e saj, duke u shprehur e habitur nga perceptimi i publikut.

“E çuditshme si mundeni me mendu ju që unë jam avokate e ‘djallit’ ose Elijonës siç e thoni ju,” ka shkruar ajo, duke theksuar se vlerësimi i saj bazohet vetëm në ecurinë e lojës deri më tani.

Sipas Leonores, mbështetja e saj vjen si pasojë e qëndrimit korrekt të banores brenda rregullave të formatit.

“Unë jam duke gjykuar një lojë të saj, e cila për mua ka qenë shumë korrekte brenda kornizave të asaj loje,” sqaroi Leonora, duke shtuar një paralajmërim për të ardhmen: “Nëse nesër ajo bën diçka të pahijshme, unë do të jem e para që do ta gjykoj.”

Përveç sqarimit për Elijonën, opinionistja ka ndarë edhe një ndjesi keqardhjeje për eliminimin e fundit që ndodhi në BBVK.

Ajo pranoi se i ka ardhur shumë keq për largimin e Shkurtës gjatë natës së mbrëmshme, duke treguar se përtej rolit të saj kritik, ruan edhe anën emocionale ndaj banorëve që lënë garën.

Related Posts