Agim Bahtiri, është prekur nga vdekja e Nazlije Sherifit.
Ai ka thënë se edhe familja e tij u mundua të kontribuoj sado pak për shërimin e saj, por që sipas tij sistemi ynë shëndetësor është vonuar në transplatimin e veshkës.
Ky është postimi i tij:
Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë Nazlije Sherifi, e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Unë dhe familja ime ndihemi jashtëzakonisht të mërzitur me rastin e humbjes së jetës të vajzës së re nga Mitrovica, për shërimin e së cilës u munduam të kontribuonim sado pak. Fatkeqësisht, sistemi ynë shëndetësor duket se është vonuar në transplatimin e veshkës, për tashmë të ndjerën.
Në emër tim si kryetar komune dhe në emër të gjithë familjes Bahtiri i shprehu ngushllimet më të sinqerta familjes Sherifi.
Lutemi që Allahu i madhërishëm ta ketë mëshiruar me xhenet Nazlijen.