Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci thotë se pyetje kryesore në zhvillimet e fundit është “si ndodhi që Borrell u pajtua me Serbinë”.
“Si ndodhi që Borrell u pajtua me Serbinë që nga deklarata e përbashkët të largohet paragrafi në të cilin flitej për angazhimin drejt realizimit të Propozimit të Bashkimit Evropian, i ashtuquajtur si Franko-Gjerman, por jo me Kosovën që insiston që ky paragraf të mbetet?”, shkruan deputeti.
Postimi i plotë:
Pas prezantimit të kryeministrit sot për krejt atë që paska ndodhur gjatë takimeve në Bruksel, pyetja kryesore e të gjithëve, përfshirë edhe shteteve anëtare të BE-së, për ndërmjetësuesit duhet të ishte; si ndodhi që Borrell u pajtua me Serbinë që nga deklarata e përbashkët të largohet paragrafi në të cilin flitej për angazhimin drejt realizimit të Propozimit të Bashkimit Evropian, i ashtuquajtur si Franko-Gjerman, por jo me Kosovën që insiston që ky paragraf të mbetet? Si ndodhi që u pajtua me Serbinë që të injorohet Propozimi i Bashkimit Evropian, por jo me Kosovën që e konsideron si bazë të mirë për diskutim. Si ndodhi që përballë Serbisë propozimin e Bashkimit Evropian, që po mbështetet nga Gjermania, Franca dhe ShBA-ja ta mbrojë më shumë Kosova se sa vet përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian.